Art of cooking
Θέλετε να αντιδράσετε στο μήνυμα; Φτιάξτε έναν λογαριασμό και συνδεθείτε για να συνεχίσετε.

Profiteroli Shqiptare

Πήγαινε κάτω

Profiteroli Shqiptare Empty Profiteroli Shqiptare

Δημοσίευση  Admin Τετ 2 Φεβ - 13:33

Profiteroli Shqiptare Profit10

Per Sute na duhen:

Per 30 - 35 SU na duhen:
125 grame qumesht
125 grame uje.
110 grame gjalpe.
5 grame kripe
5 grame sheqere
140 grame miell
5 kokrra veze

Pergatitja:
~~~~~~~~~~

- Ne nje tenxhere inoksi ngrohim qumeshtin me ujin,gjalpin,kripen dhe sheqerin.
Sa te fillojne te ziejne hedhim miellin dhe e trazojme vazhdimishte me luge druri,
deri sa te behet nje mase e trashe.
E heqim nga zjarri,e hedhim ne nje tase , e mbulojme me nje pecete ose membrane
dhe e leme te qetesohet disa minuta.

- Masen e bere me siper e hedhim pastaj ne mikser,dhe e trazojme me shpejtesi te vogel
duke hedhur nje nga nje vezet deri sa te behet nje brum i bute me shkelqim.
Ne nje tepsi te lyher me gjalpe shtrojme leter guzhine gatimi qe nuk ngjitet dhe mbi te
vendosim copa copa masen qe kemi pergatitur,ne forma topash te vegjel.
- I pjekim ne furre te ngrohur me pare ne 220 grade per 10 deri ne 15 minuta. deri sa te
fryhen dhe te marrin ngjyre floriri.
I leme te ftohen disa ore pasi ti veme ne perdorim.


Pergatitja e Profiterolit
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Per 6 - 8 veta na duhen

Sute qe kemi pergatitur me larte
250 grame cokolate kuverture e thyer ne copa.
200 grame qumesht.
50 grame panda. ( Kreme qumeshti )
60 grame gjalpe.
750 grame akullore vanilje ose santigji.

Sute i hapim nje cike dhe i mbushim me akullore ose santigji sipas deshires.
Per salcen e cokollates zjejme qumeshtin me panden ( Kreme qumeshti ).
Sa fillone te fryhet hedhim cokollaten dhe e trazojme vazhdimishte deri sa
te shkrije.
E heqim nga zjarri tenxheren hedhim gjalpin duke e trazuar dhe e servirim
me Sute kur sosi eshte ftohur.
E vendosim ne frigorifere ne temp normale.
Hahet si jo me mire dhe sipas deshires.

Admin
Admin
Admin

Αριθμός μηνυμάτων : 862
Ημερομηνία εγγραφής : 08/11/2009

https://cooking.forumgreek.com

Επιστροφή στην κορυφή Πήγαινε κάτω

Επιστροφή στην κορυφή

- Παρόμοια θέματα

 
Δικαιώματα σας στην κατηγορία αυτή
Δεν μπορείτε να απαντήσετε στα Θέματα αυτής της Δ.Συζήτησης