Art of cooking
Θέλετε να αντιδράσετε στο μήνυμα; Φτιάξτε έναν λογαριασμό και συνδεθείτε για να συνεχίσετε.

Hemoroidet

Πήγαινε κάτω

Hemoroidet  Empty Hemoroidet

Δημοσίευση  Admin Σαβ 30 Απρ - 17:43

Hemoroidet janë prej sëmundjeve të anusit dhe rektumit. Këto janë portat e jashtme të sistemit boshatisës së trupit. Hemoroidet janë zgjerimi i venave hemoroidale në anus dhe të varurit e tyre duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe edem (enjtje). Por shenjat më të shpeshta janë hemoragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje. Zakonisht nuk janë të dhimbshëm.

Shkaqet e formimit
Shkaku kryesor është konstipacioni (kapslliku). Më pas mund të rradhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrëve, alkoli, higjena, zmadhimi i prostatit, qëndrimi i tejzgjatur në shtrat apo në këmbë, hipertensioni portal, mioma uteri, shtatzania, kistet e overit, kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura të mureve të venave.

Llojet e hemoroideve

Së pari ndahen në të brendshëm dhe të jashtëm.Ato që janë nën vijën që ndan qelizart e anusit nga të zorrëve të trasha janë të jashtme dhe ato hemoroide që janë sipër kësaj vize quhen të brendshme.Shumica janë të brendshëm dhe kanë 4 gradë. Ka akut dhe kronik apo i thjeshtë dhe i komplikuar.

Grada e parë: Kur hemoroidi qëndron brenda dhe nuk shihet veçse me anoskop. Si shenjë ka vetëm hemoragji (pikon gjak). Zakonisht janë pa dhimbje, janë më të vogla se 1 cm dhe nuk preken me dorë.
Kurimi: Mund të lidhen ose mund të përdoret injeksioni i një lënde sklerozane apo me lazer mund të koagulohen. Ska nevojë për operacion. Zakonisht një diet e mirë, shplodhja e mjaftueshme dhe disa ilaçe si pomadat me kortizon ,kremrat e ndryshëm analgjezik(qetësues) apo banjo me ujë të vakët bëjnë dobi. Nëse ka infeksion mund të duhet antibiotik.
Grada e dytë: Gjatë shtrëngimit në banjë dalin dhe preken me dorë ndërsa kur ngrihet në këmbë futen vet brenda. Janë reth 1-3 cm dhe pa dhimbje. Kanë hemoragji sikur pikon. Shkaktojnë ameni dhe ndonjëherë mund të mos futen brenda. Edhe këtu kurimi është jo me operacion por si në shkallën e parë.
Grada e tretë: Dalin shpesh jashtë anusit dhe shoqërohen shpesh me tromboza kështu që janë të dhimbshme dhe të enjtura. Duhen të shtyhem me gisht që të futen dhe dalin përsëri. Megjithëse mund të bëhen operacion përsëri fillohet me metodat konservative. Më të përdorshme janë lidhja dhe koagulimi infrared (lazer).
Grada e katërt: Kur kapslliku bëhet kronik dhe hemoridet zgjaten jashtë anusit si në tualet ashtu edhe kur qëndrohet gjatë ulur. Janë vena të fryra, pa dhimbje dhe të qullura. Kanë hemoragji dhe probleme me ineksionet dhe pastërtinë e kësaj zone. Kur ulet dhe shtyp mbi to ndjen dhimbje.

Kurimi: Megjithëse disa përmirësohen me diet që pengon kapsllikun, me një disiplinë tualeti dhe me një higjenë të mjaftueshme përsëri tek disa raste mund të lind nevoja e kurave që zbatohen tek gradat e tjera. Por në shumicën e rasteve duhet bërë operacion. Nëse nuk e përballojnë dot këtë për arsye të ndryshme atëherë gjithë jetën duhet të mbajnë diet me lëngje të bollshme dhe supra, me perime dhe fruta dhe të qëndrojnë larg çajit (kinez), kafes, kokakolës dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumë dobi.Largojuni ambienteve shumë të nxehta si sauna.Gjithashut duhet të pihet ujë i bollshëm gjatë ditës (1.5-2 litra).


Cilat janë komplikacionet (ndëlikimet)?

Si pasojë e hemoragjisë anemi, tension i ulët, këputje dhe zbehje.Si pasojë e plagëve dhe infektimit temperaturë.Strangulacioni: Fryrja dhe dalja jashtë anusit duke u kyçur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojë e trombozave brenda këtyre venave. Nuk futen brenda duke bërë të pamundur proçesin e jashqitjes. Pengon aktivitetin ditor.Duhet kuruar me urgjencë.

Admin
Admin
Admin

Αριθμός μηνυμάτων : 862
Ημερομηνία εγγραφής : 08/11/2009

https://cooking.forumgreek.com

Επιστροφή στην κορυφή Πήγαινε κάτω

Επιστροφή στην κορυφή


 
Δικαιώματα σας στην κατηγορία αυτή
Δεν μπορείτε να απαντήσετε στα Θέματα αυτής της Δ.Συζήτησης